Nga 3 qershori rinis “Vettingu”, seanca e parë nis me ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë

schedule18:45 - 28 Maj, 2020

schedule 18:45 - 28 Maj, 2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të rifillojë punën në datën 3 qershor.

Kështu ky komisioni do ti rikthehet procesit të vettingut i cili u ndërpre për shkak të epidemisë nga koronavirusi.

Seanca e parë dëgjimore do të nisë me ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, që tashmë mban funksionin e Gjyqtares në Gjykatën e Apelit Tiranë.

“Subjekti: Znj. Shpresa Beçaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Roland Ilia, Lulzim Hamitaj“, thuhet në njoftimin e KPK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!