Nezir Kraki: Serbët ishin në SHBA për të fituar, Grenell erdhi në Kosovë për fushatën e Trump

schedule17:56 - 23 Shtator, 2020

schedule 17:56 - 23 Shtator, 2020

Në një intervistë me gazetarin e Abc News Endri Xhafo, pedagogu Nezir Kraki foli për marrëveshjen e arritur mes Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tij kjo marrëveshje do të thotë më shumë prezencë të Serbisë në ekonominë e Kosovës.

Ndërkaq, Kraki nuk u kursye me të dërguarin special të SHBA-ve Richard Grenell. Sipas tij vizita e tij e fundit në Kosovë me delegacionin amerikan ishte si një udhëtim për fushatën e Trump.

“Grenell është kundër interesave amerikane afatgjatë. E vetmja gjë pozitive në këtë ndërmarrësi është një rikthim simbolik amerikan në aferën në Kosovë. Amerikanët janë rikthyer në aferën e Kosovës. Ky është udhëtimi i Grenell me ata krushqit. Është si një udhëtim për fushatë. Janë ekipi i kampanjës elektorale për fushatë. Në mesin e tyre edhe lobistët pro serbë.

Serbët kanë arsye të fitojnë. Ata shkuan në Uashington për të fituar diçka dhe fituan. Janë bindur se Serbisë duhet ti jepet diçka.

Ata vijnë për dy tre-ditë dhe këta ofrojnë gjithçka për qëndrim në pushtet”, u shpreh ai. g.v/abcnews.al