Sandro Rosell është rikthyer të flasë për futboll dhe për Barcelonën, klub në të cilin qëndroi katër vite si president (2010-2014). Neymar ishte një nga goditjet e tij më të mira në merkato dhe brazilianin do e rikthente sërish në Spanjë.
Por, me një kusht. Ish-presidenti zbulon idenë e tij në një prononcim për Marca. Në fund edhe një koment për Lautaro Martinez, një tjetër objektiv i klubit katalanas. “Unë do të tentoja të firmosja sërish me Neymar, nëse do të isha president i Barcelonës.
Është lojtari i dytë më i mirë në botë, pas Leo Messit. Ai do të përshtatej në perfeksion me filozofinë e skuadrës. Duke pasur parasysh përvojën e të punuarit me Neymar, unë do të firmosja dy kontrata me të: një kontratë sportive dhe tjetrën për aspektet e sjelljes së tij.
Lautaro? Nuk do t’i paguaja 111 milion euro për të. Do tentoja të përfshija dy lojtarë të pozicioneve të tjera në operacion. E di që është e vështirë, por do ta provoja“, deklaron Sandro Rosell. /abcnews.al