Neymar rikthehet në “Camp Nou”? Pique ngre dyshime, por bën tifozët të “ëndërrojnë”

schedule19:30 - 15 Mars, 2022

schedule 19:30 - 15 Mars, 2022

Neymar është rikthyer së fundmi në qendër të mediave, për shkak se ndaj tij tifozët vërshëllyen dhe e ofenduan, situata këto që vënë në pikëpyetje të ardhmen e sulmuesit brazilian.

E teksa zërat që e lidhin me një kalim të mundshëm te Manchester City me Pep Guardiolën që ka dhënë “OK” e tij, një detaj interesant po qarkullon në media dhe e lidhin 30-vjeçarin me një kalim të mundshëm në “Camp Nou”.

Një gjest i veçantë i bërë nga Ronaldinho, Neymar dhe tashmë Pique ka bërë që shumë tifozë të fillojnë “ëndërrimin” e tyre për një rikthim të sulmuesit brazilian te Barcelona, aty ku Xavi Hernandez do e priste krahë hapur.

Një gjest ky që bashkon epoka të ndryshme me një simbol të bërë me duart, por që nuk ka akoma një shpjegim. Të tre, në sezone të ndryshëm, janë ulur para aparatit fotografik për të bërë një fotografi në grup me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa natyrshëm apo jo, është formuar me duar një bashkim i gishtave tregues dhe atyre të mëdhenj.

Në rrjetet sociale janë munduar ta shpjegojnë në këtë mënyrë:

“Është konfirmimi i kthimit të Neymar-it te Barcelona”, duke parë se edhe Neymar në të kaluarën ka bërë të njëjtin gjest. Është një interpretim që do të shkonte shumë mirë me momentin që po kalon braziliani te PSG, i zhgënjyer nga një tjetër eliminim nga Champions League dhe me një të ardhme në dyshim.

Megjithatë, origjina e gjestit duket se është që në kohën e Barçës së Ronaldinho-s, kështu që dyshimi mbetet. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!