Neymar gjithnjë e më afër rikthimit, PSG pranon kërkesën e Barcelonës

schedule15:54 - 7 Prill, 2020

schedule 15:54 - 7 Prill, 2020

Neymar dëshiron rikthimin te Barcelona dhe PSG ka vendosur të lehtësojë këtë transferim. Klubi francez pagoi 222 milion euro te katalanasit në gushtin e vitit 2017. Sulmuesi ndjen mall për ish-skuadrën e tij dhe vera pritet ta rikthejë në Spanjë.

Sport.es raporton se PSG ka pranuar më në fund që Barcelona ta paguajë Neymar me këste. Kampionët e Spanjës kanë bërë dy oferta deri tani për shërbimet e 28-vjeçarit brazilian.

E para lidhet me Philippe Coutinho dhe Barcelona ofron 100 milion euro + lojtarin që është huazuar te Bayern Munchen. E dyta përfshin para, një shumë e papërcaktuar ende, dhe plot 3 lojtarë: Ivan Rakitic, Samuel Umtiti dhe Jean-Clair Todibo. /abcnews.al