Nexhipi me valixhe në duar, kandidati për ta pasuar: Fitoj kudo që shkoj!

schedule08:14 - 29 Shtator, 2020

schedule 08:14 - 29 Shtator, 2020

Kukësi po pëson ndryshime të shumta. Një ditë më parë u zyrtarizuan largimet e Enis Gavazajt dhe Emiljano Mustës, ndërkohë që ka edhe një çështje Nexhipi. Drejtori sportiv është drejt largimit dhe shkak janë përplasjet për merkaton.

Ende nuk ka zyrtarizim, por që ditën e djeshme po qarkullon edhe emri i pasuesit të Nderim Nexhipit te Kukësi. Ermal Tahiri, ish-lojtari i Dinamos, që ka si eksperiencë drejtimi në Shkollën e Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriçi”, ka shumë shanse të emërohet drejtor sportiv i verilindorëve.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Pressing” në ABC News ai la të hapur gjithçka. “Pse jo, le të përmendet emri im. Unë jam me Bayernin, jam gjithmonë fitues. Kështu që kudo që të shkoj vëlla (drejtuar gazetarit Eno Skarço), do të fitoj”, u shpreh Tahiri mes të tjerash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!