Newell’s Old Boys nderon Maradonën, rruga afër stadiumet merr emrin e tij

schedule21:34 - 5 Janar, 2021

schedule 21:34 - 5 Janar, 2021

Napoli vendosi që stadiumi i qytetit të marrë emrin Diego Armando Maradona, teksa edhe Newell’s Old Boys ka menduar të nderojë legjendën e futbollit botëror, i cili u nda nga kjo jetë 25 nëntorin e kaluar.

Legjenda argjentinase luajti një sezon me kuqezinjtë nga Rosario (1993), klubi ku ka hedhur hapat e parë një tjetër fenomen si Leo Messi. Këshilli Bashkiak i qytetit argjentinas ka vendosur që një rrugë të marrë emrin e Diego Maradonës.

Bëhet fjalë për një zonë afër stadiumit “Coloseo Marcelo Bielsa”. Në shëtitoren “Paseo Diego Armando Maradona” do të vendoset edhe një pllakë, aty ku do të shkruhen fjalët: Homazhe nga Bashkia e Rosarios për Diego Armando Maradona – 1960-2020. /abcnews.al