Nënshkrimet me anësorin e talentuar të sulmit, sa dhe “katalizatorit” italian të mesfushës, Sandro Tonali, duket se nuk ishin të vetmet investime nga “bardhezinjtë” e Neëcastle këtë merkato vere, e cila duket të jetë shumë “e nxehtë”.
Tashmë pas arritjes së 2 objektivave të para, “dallëndyshet” e Premier League janë në “ndjekje” të anësorit të “dhelprave” të Leicester, Harvey Barnes, i cili pritet t’i kushtojë sheikëve të Neëcastle 40 mlion euro .
Për lojtarin gjithashtu interesohen dhe Aston Villa e “çekiçët” e West Ham, mirëpo Barnes duket i vendosur për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm dhe Neëcastle duket se i plotëson të tilla “kritere”. /i.m /abcnews.al