Pas 20 vitesh mungesë në elitën evropiane, “bardhezinjtë” e Newcastle janë kthyer në fazën e grupeve të UEFA Champions League, pas një sezoni fantastik, ku la pas në tabelë ekipe si Liverpool, Tottenham e Chelsea.
Pjesëmarrja në Champions kërkon cilësi e pas nënshkrimit me “katalizatorin” e mesfushës, Sandro Tonali dhe talentit 18-vjeçar të sulmit, Yankuba Minteh, tashmë “dallëndyshet” e Premier League kërkojnë një tjetër përforcim për fazën e sulmit.
Tekniku Eddie Howe pëlqen shumë “fantazistin” e “dhelprave” të Leicester, Harvey Barnes dhe kërkon të përfitojë nga rënia në Championship e këtyre të fundit për të siguara me pak para shërbimet e 25-vjeçarit.
Me një vlerë tregu prej 35 milionë euro, transferimi i Barnes duhet të presë, pasi fillimisht bordi i Newcastle duhet të kompletojë shitjen e francezit, Allan Saint-Maximin, për të “mbushur” fillimisht arkat e më pas për t’i shpenzuar për anësorin anglez. /i.m /abcnews.al