New York ka rihapur shkollat sot, disa javë pasi ato u mbyllën për shkak të rritjes së numrit të rasteve.
Fëmijët parashkollorë do të zhvillojnë mësimin online dhe në shkollë, diçka që u vendos së bashku me prindërit e fëmijëve. Ndërsa mësimi në shkollat e mesme do të vazhdojë online , sipas deklaratës së kryetarit të bashkisë Bill de Blasio.
Maskat dhe distancimi shoqëror do të jenë të detyrueshme për të gjithë. Rreth 190,000 nxënës do të rikthehen në bankat e shkollës sot.
Pas mbylljes së shkollave në mars, qyteti i New York ishte një nga qytetet e para më të mëdha amerikane që rihapi shkollat në shtator, por shumica e prindërve preferuan mësimin online për fëmijët e tyre./abcnews.al

