Spitali Mount Sinai në New York po punon me një organizatë humanitare për të ngritur një spital në Central Park për të ndihmuar në fluksin e vazhdueshëm të pacientëve gjatë pandemisë koronavirus.
Tendat në Central Park pritet të kenë 70 shtretër të rregullt dhe 10 shtretër të kujdesit intensiv dhe do të hapet të martën, tha një zëdhënës i spitalit.
Spitali do të ndërtohet në partneritet me Samaritan’s Purse, një organizatë ungjillore e ndihmës së krishterë.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor në të gjithë SHBA janë duke u përgatitur për fluksin e pacientëve dhe janë duke bërë thirrje për mungesën e pajisjeve mbrojtëse dhe respiratorëve të nevojshëm për të trajtuar nurmin e lartë të rasteve.
Në një konferencë shtypi të dielën, Guvernatori Andrew Cuomo tha se ai pret që të ketë një numër të lartë vdekjesh nga virusi në shtetin e Nju Jorkut. Deri më tani, 59.513 njerëz kanë testuar pozitiv për COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi dhe 965 kanë vdekur.
Një spital tjetër në terren ka qenë gjithashtu në ndërtim e sipër nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane në Qendrën e Kongresit Javits të qytetit. Spitali i përkohshëm pritet të hapet të hënën me gati 3,000 shtretër, dhe është planifikuar që të trajtohen pacientët që nuk kanë COVID-19./abcnews.al