Netflix anulon serialin e Meghan Markle

schedule12:29 - 2 Maj, 2022

schedule 12:29 - 2 Maj, 2022

Netflix ka anuluar planet për të transmetuar serialin e krijuar nga Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle. Me titull “Pearl”, shfaqja do të jepte aventurat e një 12-vjeçareje që gjen mbishkrime nga një sërë grash me ndikim në histori.

Kjo do të ishte shfaqja e parë e animuar e Archewell Productions, kompania e princit Harry dhe Meghan.

Megjithatë, projekte të tjera të Archeëell janë ende duke ecur përpara, duke përfshirë dokumentarin e ardhshëm të Harry-t “Heart of Invictus”, i cili ndjek rrugëtimin e atletëve në Lojërat Invictus, të cilat u zhvilluan në Hagë, Holandë muajin e kaluar.

Për momentin, nuk dihet nëse “Pearl” do të transmetohet në rrjete të tjera. Deri atëherë nuk na mbetet veçse të presim./abcnews.al