Netanyahu paralajmëron se konflikti do të jetë ‘i gjatë dhe i vështirë’

schedule08:51 - 29 Tetor, 2023

schedule 08:51 - 29 Tetor, 2023

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të shtunën krahasoi konfliktit me Hamasin dhe Luftës Arabo-Izraelite midis 1947 dhe 1949, e cila ndodhi kur Izraeli shpalli pavarësinë e tij.

“Lufta brenda Gazës do të jetë e gjatë. Kjo është lufta jonë e dytë për pavarësi. Ne do të shpëtojmë vendin tonë”, tha Netanyahu.

Netanyahu tha se faza e dytë e luftës kundër Hamasit ka filluar, me qëllim shkatërrimin e grupit militant dhe qeverisë, dhe kthumin e të gjitha pengjeve.

“Luftëtarët tanë heroikë kanë një qëllim: Të shkatërrojnë këtë armik dhe të sigurojnë ekzistencën e vendit tonë,” tha Netanyahu gjatë një konference për shtyp të shtunën.

Netanyahu gjithashtu konfirmoi se kishte biseduar me familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe u zotua atyre se do të përdorte të gjitha opsionet për të kthyer të dashurit e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!