Benjamin Netanyahu iu përgjigj deklaratave të kryeministrit palestinez Mohammad Stageh, lidhur me planin e administratës që sipas tij duhet të përfshijë Autoritetin Palestinez dhe Hamasin .
“Nëse ata (Hamasi) janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje dhe të pranojnë platformën politike të Organizatës për Çlirimin e Palestinës – PLO, atëherë ka vend për diskutim. Palestinezët nuk duhet të ndahen ”, tha Stageh, duke shtuar se qëllimi i Izraelit për të mposhtur plotësisht Hamasin është jorealist.
Por nga ana e tij Netanyahu u shpreh i bindur se nuk do të ketë Hamas dhe se Izraeli po punon për ta eliminuar.
“Nuk do të ketë Hamas ne do ta eliminojmë atë,” u shpreh Netanyahu.