Dy persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur pasi një anije e stërvitore me vela e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Bruklin në Neë York.
Policia tha se anija Cuauhtémoc “Kuauhtemok), me 277 persona në bord, humbi energjinë elektrike ndërsa kapiteni po manovronte, duke e detyruar atë të drejtohej drejt shtyllës së urës në anën e Bruklinit.
Direkët gjigantë të anijes që kapën urën ndërsa ajo kalonte nën strukturë.
Roja Bregdetare e Nju Jorkut tha se anija humbi të tre direkët. I gjithë personeli në anije u gjet dhe fatmirësisht askush nuk kishte rënë në ujë.
Ura e Bruklinit nuk pësoi ndonjë dëmtim të madh dhe u rihap pas një inspektimi paraprak.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, tha se ishte thellësisht e trishtuar nga humbja e dy anëtarëve të ekuipazhit në aksident.
Anija, e cila u tërhoq nga vendi i ngjarjes pas përplasjes është 297 metra e gjatë dhe 40 metra e gjerë, dhe sipas marinës meksikane, lundroi për herë të parë në vitin 1982.
Çdo vit ajo niset në lundrim në fund të mësimeve në shkollën ushtarake detare për të përfunduar stërvitjen e kadetëve.
Këtë vit ajo u nis nga porti meksikan i Acapulcos më 6 prill, tha marina. Destinacioni i saj përfundimtar ishte menduar të ishte Islanda.


