Shkodra Elektronike, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2025, ka arritur një rezultat të shkëlqyer, duke u renditur në vendin e tetë me këngën “Zjerm” dhe duke grumbulluar një total prej 218 pikësh.
Kënga ka marrë 45 pikë nga juria ndërkombëtare, duke e vendosur atë në vendin e 16-të, ndërsa juria franceze ka dhënë pikët maksimale për këngën shqiptare. Pavarësisht vlerësimit të ulët nga juritë, publiku nga e gjithë bota ka treguar mbështetje të fortë, duke dhënë 173 pikë, që e çuan totalin në 218 pikë.
Në top 5 të vendëve më të votuara nga publiku, Shqipëria u rendit në vendin e pestë, pas Izraelit që fitoi me 297 pikë, Estonisë me 258 pikë, Suedisë me 195 pikë dhe Austrisë me 178 pikë.
Votimi për Shqipërinë nga juria ka qenë me 12 pikë nga Franca, dhe 4 pikë nga Portugalia dhe Qipro. Ndërsa disa shtete, si Azerbajxhani, Malta, Sllovenia, Armeni, Luksemburg, San Marino, Ukraina, Norvegjia, Austria, Serbia, Çekia, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Australia, Gjermania, Belgjika, Izraeli, Lituania, Islanda, Gjeorgjia dhe Estonia, nuk kanë dhënë asnjë pikë për Shqipërinë.
Për më tepër, shtetet që i dhanë Shqipërisë pikë përfshijnë: Suedia (3 pikë), Italia (3 pikë), Spanja (1 pikë), Polonia (5 pikë), Mali i Zi (10 pikë), Greqia (2 pikë) dhe Kroacia.
Ky rezultat ka shkaktuar entuziazëm të madh mes fansave të muzikës shqiptare dhe është një arritje e jashtëzakonshme për Shkodra Elektronike dhe përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë edicion të Eurovisionit. / abcnews.al


