Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Netanyahu: Nuk do të ketë armëpushim apo karburant në Gaza derisa të kthehen pengjet

schedule22:26 - 7 Nëntor, 2023

schedule 22:26 - 7 Nëntor, 2023

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk do të ketë armëpushim apo dërgesa të karburantit në Rripin e Gazës nëse nuk lirohen pengjet e mbajtura nga Hamasi.

“Nuk do të ketë hyrje të karburantit apo armëpushim pa lirimin e pengjeve tona”, tha Netanyahu në një deklaratë televizive.

Grupi palestinez Hamas besohet se mban të paktën 242 pengje pas sulmit të tij ndërkufitar në territorin izraelit më 7 tetor. Netanyahu tha se ushtria izraelite po hyn më thellë në Gaza “sesa nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë Hamasi”.



“Qyteti i Gazës është i rrethuar. Ne po operojmë brenda tij, po thellojmë presionin mbi Hamasin çdo orë, çdo ditë”, tha ai.

Izraeli ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 10.328 palestinezë, përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra, janë vrarë që atëherë. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është gati 1.600.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive të popullatës palestineze, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!