Benjamin Netanyahu deklaroi se marrëveshja e armëpushimit me Hamasin nuk është ende e plotë dhe marrëveshjet përfundimtare janë duke u përpunuar.
Kryeministri izraelit nuk ka thënë në mënyrë eksplicite nëse ai e pranon marrëveshjen, e cila u njoftua nga presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri i Katarit, shkruan Sky News.
Në një deklaratë ai tha se do të jepte vetëm një përgjigje formale “pasi të përfundojnë detajet përfundimtare të marrëveshjes, për të cilat aktualisht janë duke u punuar”.
Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
Kjo marrëveshje do të lejojë, që qindra mijëra njerëz të zhvendosur në qytetin e Gazës dhe Gazën jugore të kthehen në shtëpitë, fshatrat dhe qytetet e tyre./abcnews.al