Netanyahu “injoron” thirrjet e ndërkombëtarëve: Izraeli do të pushtojë Rafah

schedule10:40 - 26 Shkurt, 2024

schedule 10:40 - 26 Shkurt, 2024

Izraeli do të pushtojë Rafah, pavarësisht nëse do të arrihet apo jo një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin, sipas një deklarate të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Gjatë një interviste për “ Face the Nation”, me gazetaren Margaret Brennan, ai deklaroi se Izraeli ishte ende i angazhuar në negociatat për pengjet, por shtoi se shteti hebre ishte i përkushtuar për të shkatërruar Hamasin, por me më pak dëme për civilët.

“Nëse do të arrihet një marrëveshje, nuk do të ndodhë tani, por do të ndodhë. Nëse nuk kemi një marrëveshje, do të pushtojmë Rafah gjithsesi”, tha Netanyahu.

Ai vazhdoi duke thënë se çdo operacion izraelit në Rafah do të sinjalizonte se Izraeli është vetëm “javë larg” nga fitorja totale në luftën kundër Hamasit. Gjatë intervistës, kryeministri izraelit foli edhe për objektivat e luftës, duke përmendur 3 prej tyre.

“E para është lirimi i pengjeve. 

E dyta është shkatërrimi i Hamasit.

Dhe e treta është të sigurohet që Gaza të mos përbëjë kërcënim për Izraelin në të ardhmen. Dhe padyshim, të treja janë të ndërthurura.

Ato, ato janë arritur, kryesisht nga operacioni ynë ushtarak shumë efektiv dhe shpesh heroik. Dhe gjithashtu përmes negociatave të vështira, ne po i kombinojmë të dyja dhe shpresoj se do të sjellë një rezultat, por kuptoni se nëse nuk kemi fitore totale, nuk mund të kemi paqe.

Ne nuk mund ta lëmë Hamasin në vend. Ne nuk mund të lëmë një të katërtën e batalioneve të Hamasit në Rafah dhe të themi, mirë, kjo është mirë, ata do të jenë atje. Është njësoj si të thuash se një e katërta e ISIS-it do të mbetet dhe me një territor të përcaktuar, sepse e dini, ata do të marrin veten menjëherë.

Pra, fitorja totale është e rëndësishme për të arritur qëllimin e luftës për të shkatërruar Hamasin, për të liruar pengjet dhe për të siguruar që Gaza të mos përbëjë kërcënim. Por unë mendoj se është gjithashtu thelbësore për paqen në  Lindjen e  Mesme në të ardhmen”, tha Netanyahu.

Ai foli gjithashtu edhe për këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara që Izraeli të zbatojë një plan për të mbrojtur civilët në rast të një pushtimi të Rafah. Netanyahu theksoi se po takohej “me Shtabin e Përgjithshëm për të diskutuar “planin e dyfishtë” se si të evakuohen civilët palestinezë nga Rafah dhe si të rrethohen batalionet e Hamasit.

Qeveria izraelite publikoi gjithashtu planin e saj të pasluftës për Gazën, një marrëveshje që u refuzua menjëherë nga zyrtarët palestinezë. Sipas planit, Izraeli do të kërkonte kontroll mbi sigurinë dhe çështjet civile në Rripin e Gazës.

Qeveria e Netanyahu ka refuzuar kategorikisht thirrjet për një zgjidhje me dy shtete, për të cilën administrata e Presidentit Biden vazhdon të këmbëngulë. Gazetarja u ndal edhe tek protestat e shumta që po zhvillohen në Izrael, ku qytetarët kanë bërë thirrje për një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

“Ne kemi protesta, Izraeli është një demokraci që proteston për 30 vjet. Por populli izraelit është i bashkuar si kurrë më parë.

 Javën e kaluar, ata votuan 99 pro dhe me nëntë kundër në Knesset për propozimin timqë ne duhet të bëjmë dy gjëra, duhet të fitojmë luftën, të kemi fitore totale, por gjithashtu të mos kemi një diktat ndërkombëtar të një shteti palestinez.

 Kur është hera e fundit që kemi pasur 99 vota në Knesset?

Pra, njerëzit janë të bashkuar. Politika është e drejtë, populli e mbështet. Dhe kam ndërmend ta çoj këtë deri në fund. Ne nuk mund të bëjmë kompromis me fitoren totale, sepse unë do t’ju them, ne nuk mund të kemi paqe nëse nuk fitojmë luftën.

Gazatarja përmendi edhe viktimat civivle dhe deklaratat e OKB-së për nurmin e fëmijëve të vrarë dhe të plagosur, duke theksuar se mbi 1000 fëmijë që kanë humbur një gjymtyrë gjatë ditëve të fundit që nga fillimi i luftës së 7 tetorit.

“Unë mendoj se çdo viktimë civile është një tragjedi. Dhe këtë nuk e them me gjysmë zemre. Kam humbur një vëlla në luftë, unë vetë u plagosa duke liruar pengjet nga një avion që u rrëmbye. Kam humbur miq në betejë.

Unë e di se çfarë do të thotë të humbasësh miq dhe çfarë do të thotë të humbësh anëtarët e familjes.

Por kjo luftë na është detyruar nga një armik cinik që jo vetëm që synon civilët tanë, ka përdhunuar, prerë kokat, ka djegur foshnjat të gjalla, ka vrarë fëmijë në sy të prindërve dhe prindërve në sy të fëmijëve të tyre.

Ky armik jo vetëm që synon civilët, por fshihet pas civilëve, civilëve palestinezë, kështu që ata po kryejnë një krim të dyfishtë lufte”, theksoi Netanyahu.

Por organizatat e ndihmës humanitare, përfshirë grupet e OKB-së, kanë paralajmëruar se operacionet ushtarake në qytetin e mbipopulluar do të ishin shkatërruese.

Bilanci

Më 7 tetor 2023, Hamasi mori peng 253 persona

134 pengje janë në Gaza, mes tyre:

  • 4 pengje që po mbahen peng nga Hamasi që nga viti 2014.
  • 130 persona që u rrëmbyen gjatë sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023, mbahen ende peng nga Hamasi.

Nga 130 pengjet:

  • 111 janë burra, 19 janë gra, duke përfshirë:

Dy fëmijë nën 5 vjeç.

10 nga pengjet janë mbi 75 vjeç.

119 janë shtetas izraelitë, 11 janë shtetas të huaj (8 tajlandez, 1 nepalez, 1 nga Tanzania, 1 francez/meksikan).

Trupat e 33 pengjeve (përfshirë Hadar Goldin dhe Oron Shaul) po mbahen nga Hamasi në Gaza.

  • 1 izraelit është zhdukur

123 persona u liruan:

  • 5 izraelitë u liruan para marrëveshjes me Hamasin.
  • 81 izraelitë dhe 24 shtetas të huaj u liruan si pjesë e planit me Hamasin (24-30.11.23).
  • 8 pengje u vranë nga Hamasi dhe trupat e tyre u morën nga forcat IDF.
  • 3 pengje u vranë gabimisht nga forcat IDF.
  • Operacioni “Dora e Artë”: Më 24.12.2020, forcat e sigurisë në Rafah shpëtuan Louis Har (71) dhe Fernando Marman (61) të cilët u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor nga Nir Yitzhak.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!