Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Netanyahu i kërkon Britanisë së Madhe të ndërmarrë veprime për të mbrojtur hebrenjtë

schedule10:39 - 30 Prill, 2026

schedule 10:39 - 30 Prill, 2026

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje qeverisë britanike të ndërmarrë veprime për të mbrojtur hebrenjtë.

Një deklaratë i referohet “dobësisë” përballë “një sulmi antisemitik pas tjetrit”, shkruan BBC.

“Fjalët nuk janë të mjaftueshme për t’u përballur me këtë plagë. Ne kërkojmë dhe presim veprime nga qeveria britanike për të mbrojtur hebrenjtë e Anglisë dhe për t’i sjellë antisemitët para drejtësisë”, thuhet tutje në deklaratë.



Dje, dy burra janë therur në Golders Green në veri të Londrës, pasi një burrë me thikë është parë duke vrapuar në rrugën kryesore, duke u përpjekur t’i sulmonte hebrenjtë në zonë. Të dy pësuan lëndime të rënda.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!