Nesho në Abc: Qëllimi i protestave nuk është rotacioni politik, por shpëtimi i shqiptarëve nga keqqeverisja

schedule21:47 - 13 Shtator, 2022

schedule 21:47 - 13 Shtator, 2022

“Protesta e opozitës apo e PArtisë së Lirisë”, kjo ishte tema e emisionit “Log.” në Abc e gazetarit Endri Xhafo të martën në mbrëmje.

I ftuar për këtë pjesë ishte nënkryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho. AI tha se qëllimi i këtyre protestave nuk është për të bërë rotacion politik por për të shpëtuar shqiptarët nga keqqeverisja.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Duke sulmuar SPAK-un a nuk zhvlerësoni institucionin ku ju kenjhi

Nesho: PL është edhe një parti institucionale që respekton institucionet, por nuk do të thotë se nuk reagon kur ata janë indiferentë. Rasti i inceneratorëve ka 558 ditë që PL ka depozituar një dosje të madha, ku tregon se janë vjedhur 128 milionë euro. Pikërisht ky ishte dhe qëllimi i demonstrimit të sotëm, që sa më shumë njerëz të shohin se ky incenerator nuk ekziston. Bashkia e Tiranës paguan edhe sot 29 euro për një gjë që nuk ekziston. Vajtja në vendin e krimit ishte për të treguar se çdo qeveri në rruzullin tokësor do të kishte reaguar. PL shkoi atje për të treguar transparencë. E dyta nuk është vetëm sensibilizim është një politikë që PL kërkon që ky sensibilizim të vijë në të gjithë pushtete. Këtu nuk bëhet fjalë për rotacion politik, por bëhet fjalë për shpëtim e shqiptarëve. Ne do të ulemi në shesh dhe nuk do të ngrihemi deri sa kjo qeveri të largohet. Ne do të protestojmë dhe kemi të drejta që kjo qeveri e korruptuar t’i përgjigjet popullit.

Xhafo: Ju thatë do ulemi në shesh dhe nuk do lëvizim, ulu në shesh dhe mos lëviz ka qenë Janukoviçi në Ukrainë?

Nazarko: Rama dhe Basha me çadrat.

Xhafo: Mendoni vërtetë se do ndodhi?

Nesho: Fatet e Shqipërisë do t’i zgjidhin shqiptarët.

Xhafo: Berisha ka thënë me protesta nuk do të vihet në pushtet.

Nesho: Është hera e parë që në Shqipëri interesat e popullit po rriten, është vetë populli që është shumë më përpara se partitë politike.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!