Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nesër studentët protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë

schedule22:05 - 1 Nëntor, 2020

schedule 22:05 - 1 Nëntor, 2020

Ditën e nesërme, ora 10:00, studentët kanë paralajmëruar një protestë para Ministrisë së Arsimit kundër mbylljes së universiteteve dhe kundër mësimit online.

Siç njoftohet nga vetë ata, është njoftuar se një orë më pas, 11.00, protesta me sa duket do të zhvendoset drejt Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ditën e hënë në kundërshtim të një vendimi të padrejtë dhe të paarsyetuar, studentët në mbarë vendin do të mbajnë një protestë kombëtare”, thuhet në njoftim.

 

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve ka irrituar edhe studentët e rretheve të cilët kishin gjetur shtëpi me qira apo kishin paguar konviktet dhe tani do t’ju duhet të kthehen nëpër rrethe.

Por Drejtoria e Qytetit Studenti dhe Rezidencat 1 dhe 2 përmes një njoftimi një ditë më parë ka sqaruar studentët të cilët kanë kryer pagesat për konviktet, se detyrimi i paguar i nëntorit do të mbartet në dhjetor.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!