Dardan Molliqaj dikur bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka thirrur një protestë për ditën e nesërme kundër qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
I ftuar në “Ballkan” në ABC Molliqaj deklaroi se presin një numër të madh protestuesish që do të nisen drejt godinës së qeverisë për një marshim simbolik ku do të mbahen edhe fjalime.
“Nesër kemi protestë mbarë popullore. Presim një numër të madh protestuesish për të shkuar drejt objektit të qeverisë së Kosovës,. Aty do të ketë protestë simbolike dhe fjalime”, u shpreh ai.
Molliqaj tha se nëse do të ketë apo ju dhunë kjo do të varet nga qeveria e Kosovës.
“Aty do të ketë protestë simbolike dhe fjalime. Nëse do ketë dhunë apo jo varet nga qeveria e Kosovës. Inspektorati i policisë së Kosovës ka çuar zyrtarë në hetime për shkak të shkeljes së kompetencave. Por ne jemi sigurisht për një protestë paqësore”, tha Molliaqaj. /abcnews.al