Nesër pritet protestë masive në bulevard, “blindohen” dyert e kryeministrisë me hekura

schedule20:34 - 11 Mars, 2022

schedule 20:34 - 11 Mars, 2022

Një ditën e 3 të protestave masive në të gjithë vendin kundër rritjes së çmimeve, kryeministria ka blinduar dyert.

Siç shihet në videon e siguruar nga gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj hyrja e kryeministrisë është veshur me hekura mbrojtëse një ditë para protestës masive që pritet të mbahet ditën e nesërme.

Nesër në orën 11:00 qytetarë nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku do të kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.

Prej tre ditësh mijëra qytetarë po protestojnë në të gjithë vendin kundër rritjes abuzive të çmimit të naftës dhe ushqimeve. Tubimet kanë qenë paqësore, nuk është hedhur asnjë gurë ndaj institucioneve, nuk është goditur asnjë efektiv policie.

Gjatë protestave nuk kanë munguar përplasjet me policinë. Janë shoqëruar në të gjithë vendin rreth 300 protestues. 46 prej tyre janë arrestuar, 123 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 15 të tjerë janë shpallur në kërkim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!