Nesër masa e sigurisë për 6 protestuesit e arrestuar gjatë protestës

schedule14:00 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 14:00 - 20 Dhjetor, 2017

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë ditën e enjte në gjykatë “detyrim paraqitje” për gjashtë personat e arrestuar nga policia e kryeqytetit për veprime të dhunshme të kryera ndaj efektivëve blu në protestën e organizuar nga opozita para Parlamentit ditën e hënë.

Sipas policisë, të prangosurit kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të efektivëve, hedhja e materialeve piroteknike, e po kështu kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës.

Prej të hënës në mbrëmje te arrestuarit ndodhen në ambientet e komisariatit nr. 1., dhe në drejtorinë e policisë së kryeqytetit.

Ndërsa per 10 deputetë te Kuvendit te Shqiperise ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të policisë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!