“Nesër kam shkollë”, fjalët e para të 7-vjeçarit pas 70 orësh në rrënojat e tërmetit

schedule12:20 - 9 Shkurt, 2023

schedule 12:20 - 9 Shkurt, 2023

Tronditëse janë historitë që po zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person.

Një i tillë është ai i 7-vjeçarit Ahmet Erdem, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në qytetin Antiyaman në rajonin Kahramanmaras 70 orë pas tërmetit  vdekjeprurës.

Në videon e shpëtimit të 7-vjeçarit të bllokuar në kompleksin e banesave shumëkatëshe në Antiyaman, dëgjohet djali i vogël duke kërkuar çamçakëz.

“Ne do të të japim çamçakëz Ahmed. E ke gati bukën me çokollatë. Hajde  Ahmed, hajde djali im”, dëgjohen shpëtimtarët duke i thënë 7-vjeçarit.

Sipas mediave turke, fjalët e para të 7-vjeçarit Ahmet kur doli nga rrënojat ishin “Nesër kam shkollë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!