Nëse ndiheni të lodhur, duhet të konsumoni këto ushqime të zakonshme

schedule11:07 - 11 Gusht, 2020

schedule 11:07 - 11 Gusht, 2020

Mungesa e stërvitjes apo mbajtja e një regjimi ushqimor jo të shëndetshëm bën që të ndiheni shpesh të lodhur gjatë gjithë ditës. Por, ekzistojnë disa ushqime që bëjnë mrekulli për t’ju sjellë në formë. Më poshtë janë renditur disa produkte të zakonshme që do t’ju vijnë në ndihmë për të qenë më energjik.

Për sytë

Nëse gjithmonë ndjeheni të lodhur, trupi juaj ju duhet që të konsumoni këto ushqime të zakonshme

Qëndrimi për orë të tëra para kompjuterit shkakton lodhje të syve. Për t’i mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, duhet të konsumoni produkte të pasura me yndyrna omega-3, lutein, zink, dhe vitamina A, C dhe E si: Zarzavate, vezë, agrume, arra, peshk.

Për sistemin imunitar

Nëse gjithmonë ndjeheni të lodhur, trupi juaj ju duhet që të konsumoni këto ushqime të zakonshme

Qëndrimi në një ambient me shumë njerëz mund të sjellë përhapjen e baktereve të ndryshme. Për të forcuar sistemin imunitar duhet të konsumoni këto produkte: Agrume, speca të kuq, brokoli, hudhër, xhenxhefil, kivi dhe papaja.

Për forcimin e metabolizmit

Nëse gjithmonë ndjeheni të lodhur, trupi juaj ju duhet që të konsumoni këto ushqime të zakonshme

Sa më mirë të funksionojë metabolizmi, aq më shumë kalori digjni. Këto produkte do t’ju ndihmojnë të forconi metabolizmin tuaj dhe të mbani peshën normale të trupit: kafe, çaj, erëza (xhenxhefil, spec i kuq, kardamom), bathë dhe mish (pule, gjel deti).

Për funksionimin e mirë të trurit

Nëse gjithmonë ndjeheni të lodhur, trupi juaj ju duhet që të konsumoni këto ushqime të zakonshme

Një regjim i shëndetshëm ushqimor ka një ndikim pozitiv në trupin tuaj, sidomos në funksionimin e trurit. Prandaj, produktet si peshku (salmon, trofta), boronicat, arrorët, çokollata e zezë, ushqimet e pasura me fibra dhe lëngu i shegës bëjnë që qelizat e trurit të funksionojnë sa më shoejt të jetë e mundur, dhe në këtë mënyrë do të ngadalësoni ndryshimet që vijnë nga mosha. /abcnews.al/