Neritan Alibali në ABC: Pyetjes që PD duhet t’i japë përgjigje

schedule12:32 - 4 Maj, 2021

schedule 12:32 - 4 Maj, 2021

Analisti Neritan Alibali, i ftuar në studion e ABC foli për deklaratat e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve si edhe qëndrimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

I ndalur tek heshtja e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas zgjedhjeve dhe thirrjes së sotme nga kryedemokrati për të vërtetuar sipas tij krimin zgjedhor, Alibali tha se PD duhet t’i japë përgjigje pyetjes nëse këto zgjedhje nuk i njohin plotësisht apo pjesërisht.

“Ne duhet të presim veprimet procedurale që do të bëjë PD. Cilat zona do të kërkojë të numërojë apo çfarë faktesh ka. Unë mendoj që opozita duhet të hyjë në parlament sepse është domosdoshme t’i bëjë oponencë të gjitha qëndrimeve.

Do të thoja që djegia e mandateve u provua për arsye politike që besoj se zanafillën e ka pasur në marrëveshjen e 2017 për të cilën edhe u sulmua. Djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhjet lokale ka pasur edhe vërtetim nga Basha se ai jo vetëm që nuk ka marrëveshje të fshehtë me Ramës, por shkon deri në ekstrem”, tha Alibali.

Së fundmi kryeministri, Edi Rama tha se lufta e vjetër politike nuk është më punë e Partisë Socialiste, gjë e cila lë të kuptohet se nuk do të merret më me opozitën, sikundër bëri gjatë fushatës elektorale duke sulmuar kundërshtarët si të paaftë.

Ndërkohë Alibali u shpreh pesimist se kryeministri mund t’i qëndrojë kësaj politike, për shkak së vetë natyrës së Ramës.

“Unë nuk besoj se do të ketë paqe politike”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!