Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Facebook, që promovon pamje mahnitëse nga Nepravishta. Aty ku bëhen bashkë tradita e kultura.
Një atraksion unik i Libohovës me natyrë të mrekullueshme të ngrohtë dhe autentike, shprehet Rama.
Gjithashtu thekson se është fshati i dytë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin “Fshatrat më të mirë turistikë”, nga Organizata Botërore e Turizmit.