Nëntë vite punë për një koleksion privat për Heroin Kombëtar

schedule15:51 - 21 Janar, 2018

schedule 15:51 - 21 Janar, 2018

Nga Italia erdhi në Shkodër për të treguar koleksionin e tij privat për Skënderbeun. Koleksionistit Gjergj Marena iu deshën nëntë vite punë për grumbullimin e artefakteve.

Lidhja e tij me Gjergj Kastrioti Skënderbeun është interesante.

Nëntë vite punë për krijimin e koleksionit të vet privat, heroit tonë kombëtar.

Gjergj Marena, koleksionisti nga Shkodra, i cili prej vitesh jeton në Itali, tregon për veprat në frymën kastriotiane.

Gjergj Marena: “Gjithë ky koleksion është pasioni im qysh në fëmijëri, rini dhe më vonë”.

Koleksionisti Marena flet edhe për detaje rreth artefakteve të sjella nga Italia, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

Gjergj Marena: “ Kam marrë nga një pikturë, ku Skëndërbeu pret ambasadorë të huaj edhe është ul, mjeshtri nga Viena, Stefan Gobec, e ka zvogëluar në dimensionet e duhura që të mos jetë e gjatë”.

Koleksioni i tij është i madh, pjesa më e madhe të artefakteve janë të ideuara nga vetë ai, por ka edhe ripunime.

Gjergj Marena: “Disa prej tyre janë ripunime që ndohen në piktura në letër, janë ripunuar në majolike ose në pikturë”.

Janë 28 objekte të ndryshme, duke filluar nga përkrenarja, por edhe një interpretim heraldik i artefakteve, të cilat janë gjetur dhe zbuluar nëpër arkivat e ndryshme të Europës./abcnews.al