Nëntë mësues, nga të cilët 7 në Kukës dhe 2 në Has dhe 1 nxënës raportohet se janë infektuar me koronavirus në qarkun e Kukësit.
Ndërsa në Tropojë, një kopsht është mbyllur për shkak të infektimit të njërës prej edukatoreve. Prefekti i Qarkut Zenel Kuçana, tha se janë vatra të izoluara dhe nuk cënojnë procesin mësimor.
“Problematik e vijon të mbetet respektimi i masave nga qytetarët. Pavarësisht rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, një pjesë e qytetarëve nuk i vendosin maskat mbrojtëse ose i mbajnë poshtë mjekrës ndërsa lëvizin në rrugët e qyteteve te qarkut Kukes,” u shpreh Kuçana. /abcnews.al/