Nënë Haxhireja ia doli, shërohet 80-vjeçarja me koronavirus

schedule07:12 - 30 Mars, 2020

schedule 07:12 - 30 Mars, 2020

Një 80 vjeçare ja ka dalë me sukses në betejën më koronavirusin.  Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, kanë bërë me dijë se  nënë Haxhireja nga Durrësi ka dalë negative në testin e kryer pasi qëndroi për trajtim në spital.

Nënë Haxhireja na jep lajmin e mirë, se pas gjithë kësaj situate të vështirë që Shqipëria dhe bota po kalon, ka shpresë.

Një foto e saj pranë mjekëve të Spitalit Infektic teksa të tre bëjnë shenjën domethënëse me gisht: Ia dolëm, është shpërndarë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu.

Ndërkohë deri më tani numri i të shëruarve ka shkuar në 41. /abcnews.al