EMRAT/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë në Korçë

schedule17:09 - 1 Shkurt, 2024

schedule 17:09 - 1 Shkurt, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, në lagjen nr 17. Mësohet se nënë e bijë, Eleni dhe Ornela Vangjeli, 74 dhe 54 vjeç janë gjetur pajetë në banesë.

Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh. Dyshohet se kanë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!