“Ne shpresonim t’i gjenim të gjallë, shpresojmë keshtu gjithmonë dhe në çdo situatë dhe nuk mendojme kurre ndryshe. Por kete radhe nuk ndodhi keshtu. I gjetem te vdekur, nenen me tre femije, te gjithe te perqafuar’.
Kështu e nis rrëfimin Nicola Ciannelli, kreu i ekipit italiane të shpëtimit që punuan për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat në Durrës.
Ekipi i tij punoi edhe tek familja Lala, ku forcat e shpëtimit gjetën nën gërmadha nëntë anëtarë duke mundur të shpëtojnë të gjallë vetëm njërin prej tyre.
Nicola tregon se kur arritën tek vendi ku gjendeshin nëna dhe tre fëmijët e saj, i gjetën të përqafuar.
“Ishte një moment i tmerrshem për të gjithë ne, jemi prindër dhe kur e gjen veten para fëmijëve në këtë situatë, të duhet guxim jashtë mase i madh që të mund të vazhdosh më tej”, shprehet ai më tej.
Sipas rrëfimit, nëna mbante në krahë përqafuar dy binjakët, gati dy vjeçarë dhe motrën e tyre 7-vjeçe.
I vetmi i mbijetuar ishte Ramë Lala, i cili u nxorr i gjallë nga rrënojat pasi e kishte mbrojtur labatriçja. /abcnews.al