Dyshohet që autore të jetë nëna e tyre, përfundimet e raportit mjeko-ligjor: “Vdekja e vogëlusheve Malena e Iris, akt kriminal”

schedule21:07 - 17 Qershor, 2022

schedule 21:07 - 17 Qershor, 2022

Raporti mjeko-ligjor për vdekjen e dy motrave të Geroginës në Greqi, Irisi dhe Malena pritet të jetë gati më 21 qershor. Sipas asaj që raporton MEGA, përfundimi është që shkaku u vdekjes së dy vogëlusheve është kriminal. Madje, në rastin e Irisit duket se gjetjet janë më të qarta.

Lexo edhe: Dëshmon për 8 orë Manos Daskalakis: Besoj se Roula vrau Georgina-n, për dy vajzat e tjera s’di gjë

Në rastin e Irisit, ekzaminimi i dytë histopatologjik që është kryer hedh dritë mbi shkaqet e vdekjes së vogëlushes, më konkretisht gjasat janë që ajo të jetë mbytur.

Ndërkohë, familjarët e Manos Daskalakis dhe Roula Pispirigou do të dëshmojnë në 24 orët e ardhshme, me procedura të përshpejtuara, në mënyrë që në fund të muajit çështja të mbyllet. Ndërsa, më herët gjatë ditës Manos Daskalakis ka deklaruar se beson se ish-partnerja e tij Ruola ka gisht në vdekjen e Georginës, por për dy vajzat e tjera ai tha se nuk mund të flasë me siguri. /abcnews.al/