Nëna e shtatë fëmijëve lind pesënjakë, dy djem dhe tre vajza

schedule14:51 - 16 Shkurt, 2023

schedule 14:51 - 16 Shkurt, 2023

Një nënë polake me shtatë fëmijë lindi pesënjakë, të parakohshëm, por të shëndetshëm, njoftoi një maternitet në Krakov, Poloni.

Dy djemtë dhe tre vajzat kanë lindur para kohe, në javën e 28-të të shtatzënisë, me prerje cezariane.

Me peshë midis 710 g – 1.4 kg, ata u futën të gjithë në inkubatorë, me mjekët që ranë dakord se binjakët po ecnin jashtëzakonisht mirë duke pasur parasysh lindjen e tyre të parakohshme.

Në një konferencë për shtyp në Spitalin Universitar në Krakov, nëna 37-vjeçare, Dominika Clark, tha se “ndihem shumë më mirë nga sa prisja”.

“Nëse keni një sistem, një qasje të qetë dhe një qëndrim pozitiv, atëherë është e mundur të keni një jetë vërtet të qetë me kaq shumë fëmijë”, shtoi ajo.

Fëmijët e tjetër rë 37-vjeçares dhe e bashkëshortit të saj britanik variojnë nga 10 muaj deri në 12 vjeç. Në mesin e shtatë fëmijëve, dy palë janë binjakë./abcnews.al