Nëna e Nora Istrefit përfundon në spital, zbulohet gjendja shëndetësore e saj

schedule07:42 - 22 Shtator, 2020

schedule 07:42 - 22 Shtator, 2020

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka bërë të ditur se e ëma e saj është shtruar në spital

Përmes një postimi në Instagram, Nora ka njoftuar se nëna i është nënshtruar një operacioni.

Këngëtarja ka publikuar foton e së ëmës nga spitali dhe tregon se tani ajo është mirë me shëndet, teksa falenderon mjekët për kujdesin.

“Prive” bën të ditur se nëna e Nora dhe Era Istrefit kishte probleme në veshka, por duket se gjithçka ka shkuar mirë.

“Faleminderit për kujdesin maksimal drejt shërimit të mamit”, shkruan Nora. l.k/abcnews.al