Nëna e Ledrit tregon si e thërret Poem Blu-në: Kush ia vendosi emrin

schedule19:40 - 22 Janar, 2021

schedule 19:40 - 22 Janar, 2021

Vajza e Ledrit dhe Sarës, Poem Blu erdhi në jetë një muaj më parë duke kthyer në një nga bebushat më të njohur në Shqipëri.

Mamaja e Ledrit, Xheraldina e ftuar në Live From Tirana, ka treguar se e thërret me përkëdheli Poi. Ajo zbulon gjithashtu se emrin ia ka zgjedhur vetë Ledri me Sarën.

“Unë nuk kisha gisht në vendosjen e emrit të vajzës, doja që vetë mami dhe babi i saj ta merrnin këtë vendim. Ama unë i kam vënë një ‘nickname’ e thërras me përkëdheli Poi”, tha Xheraldina.

Kujtojmë që gjatë këtyre ditëve, Ledri dhe Sara kanë ndarë shpesh momente të bukura vogëlushen, që nga shëtitja e parë deri tek një set fotografik që kanë realizuar. /abcnews.al