Nën kujdesin e mjekëve i riu që qëlloi me armë zjarri një vajzë e pastaj veten

schedule09:00 - 22 Janar, 2018

schedule 09:00 - 22 Janar, 2018

Është në spital në kujdes mjekësor Aldison Belulaj, i riu që qëlloi për vdekje 21 vjeçaren Ariela Murati dhe më pas tentoi vetëvrasjen. Krimi ndodhi dje në Tiranë, dhe mësohet se shkak ështeë bërë refuzimi i përsëritur të studentes së Fakultetit të Drejtësisë për të krijuar një lidhje dashurie me 23 vjeçarin Belulaj.

Ky fishek mbeti në gojën e pistoletës…

Të tjerë para tij përshkuan trupat e dy të rinjve…

Ekspertëve të policisë së kryeqytetit iu mbetet të mbledhin vetëm gëzhojat e provat e tjera materiale të mbetura nga vendngjarja e një krimi pasioni që i kushtoi jetën një të reje, ndërsa autori i ngjarjes u vetëplagos.

“Pasditen e së dielës ky trotuar u shndërrua në një skenë krimi. Një orën 14:52 minuta një 23 vjeçar nga Fieri qëlloi me armë zjarri drejt një vajze dhe më tej mbi veten”.

Fieraku Aldison Belulaj nuk e përmbajti zemërimin e ardhur për shkak të refuzimit të vazhdueshëm. Ai hapi zjarr drejt vajzës që donte.

E përzgjedhura e tij ishte Ariela Murati, 21 vjeç, studente ekselente në Fakultetin e Drejtësisë.

Më pas, teksa e ka parë të gjakosur në trotuar, infermieri 23 vjeçar e ktheu armën nga vetja, duke mos hezituar të qëllonte

Gjithçka ndodhi para portës së Fakultetit të Mjekësisë në kryeqytet, zonë pranë të cilës studentja banonte me qira.

Përveç fjalëve të fundit që Ariela i mori me vete, kjo mbeti pas takimit të tyre tragjik.

Ariela  ndërroi jetë në Spitalin e Traumës pak pasi u qëllua, ndërsa Aldisoni është nën kujdesin e bluzave të bardha dhe atyre të sigurisë.

Përmasat e ngjarjes mund të ishin më tragjike se kaq. Gjithçka ndodhi pranë një një vendkalimi këmbësoresh, në një orar me fluks të lartë lëvizjesh të cilët u bënë dëshmitarë të krimit të dyfishtë, pasojat e dukshme të të cilit në fund u hoqën nga një makinë zjarrfikëse…

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!