Nën akuzë për shpërdorim detyre/ Shtyhet sërish seanca për Vangjush Dakon

schedule16:29 - 12 Prill, 2024

schedule 16:29 - 12 Prill, 2024

Është shtyrë sërish seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Mësohet se seanca e radhës është vendosur të mbahet më 17 prill, kur pritet të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është nën akuzë për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se katër ditë më parë, Apeli i Posaçëm la të pandryshuar masën e arrestit shtëpiak për Vangjush Dakon. SPAK kërkoi rikthimin në qeli të ish kryebashkiakut të Durrësit ndërsa gjykata e liroi pasi përfunduan afatet e paraburgimit.

Ai u arrestua qershorin e kaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dako u lirua nga qelia në shkurt me argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit për të. Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati dhe shpërdorim të fondeve publike për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!