Negociatat s’u hapën, Rama: Bashkimi Europian dështoi, por jeta vazhdon, do shkrijmë kufijtë

schedule16:43 - 23 Qershor, 2021

schedule 16:43 - 23 Qershor, 2021

“Bashkimi Europian dështoi, por jeta vazhdon”. Kryeministri Edi Rama nga Maqedonia në konferencën e përbashkët me homologun Zoran Zaev ishte mjaft kritik me BE-në që nuk vendosi të hapte negociatat, por i shtyu përsëri për shkak të vetos bullgare për Shkupin.

Cfarë do ndodh apo nuk ndodh në Bruksel ne jemi shumë të vendosur që të vazhdojmë të rrisim ekonominë, mirëqenien, krenarinë dhe forcën e dinjitetit të popullit tonë. BE mund të caktojë detyra për integrimin, mund të caktojë afate për këto detyra, mund të caktojë data.

Por BE nuk cakton dot, as vendndodhjen tonë në mes të Europës, as kulturën tonë dhe identitetin tonë europian, as të ardhmen e popujve tanë si popuj europianë në familjen europiane, shtete europiane, me standarde politike, institucionale, ekonomike europiane. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka rikonfirmuar zgjedhjen e saj, që në epokën e Rilindjes Kombëtare. Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon.

Për mua në këtë pikë, kemi një dallim me Zoranin, jo problematik, pasi nuk ka ndodhur asgjë tjetër, veçse BE ka dështuar përsëri të mbajë premtimin, të jetë në qëndrimin e duhur, jeta vazhdon. Progresi do të vazhdojë me të gjitha forcat, pasi nuk është i imponuar nga jashtë, por nga brenda nesh” tha Rama.

Pavarësisht vendimit të BE-së, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një objektiv “Shkrirja e kufijve mes nesh për ta kthyer rajonin tonë në hapësirën tonë të zbatimit të plotë të 4 lirive të BE-së, lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve do të vazhdojë pa u ndaluar” theksoi ai. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!