Negociatat / Rutte: Të shqetësuar për mungesën e progresit në Shqipëri

schedule22:25 - 2 Tetor, 2019

schedule 22:25 - 2 Tetor, 2019

Kryeministri i Holandës, Mark Rute ka rikonfirmuar skepticizmin e vendit të tij lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Në një konferencë shtypi me kancelaren Merkel, Rute është shprehur i shqetësuar për mungesën e progresit në Shqipëri dhe ka deklaruar se do ta diskutojë çështjen me partnerët europianë.

Holanda është e shqetësuar për mungesën e progresit në Shqipëri dhe ka vendosur ta diskutojë rastin e vendit tonë në takimet e ardhshme me vendet e tjera anëtare të BE-së.

Kështu ka deklaruar kryeministri holandez Mark Rute, pas një takimi të zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel, kur u pyet posaçërisht për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ne jemi po aq të shqetësuar sa edhe vendet e tjera. Për Maqedoninë e Veriut njëçikë më pak dhe për Shqipërinë pak më shumë. Pyesim veten se sa progres është arritur në Shqipëri dhe në këtë aspekt jemi shumë të shqetësuar. Prandaj do ta diskutojmë këtë çështje me partnerët tanë europianë në javët e ardhshme. Maqedonia e Veriut ka arritur më shumë se sa Shqipëria dhe kjo do të jetë në fokus të bisedimeve, tha kryeministri holandez Rutte.

Deri më tani Holanda është shprehur skeptike për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm, Stef Blok deklaroi se për çeljen e këtij procesi është ende herët dhe se rasti i Shqipërisë duhet të trajtohet më vete nga ai i Maqedonisë së Veriut./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!