Në pritje të votës së Francës dhe Holandës për çeljen e negociatave, Kryeminstri Rama tha projekti i presidentit Macron për reformimin e BE-së nuk rrezikohet ngaqë në Shqipëri nuk ka gjykata funksionale. Rama theksoi se Gjermania konfirmoi se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë.
Këtë përgjigje jep Edi Rama teksa pyetet se si po lobon tek Parisi dhe Amsterdami për marrjen e “po”-së për negociata.
Presidentit Macron i kujton se gjykatat që mungojnë në Shqipëri, nuk janë rrezik për zbatimin e politikave franceze në BE.
Provë që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, Edi Rama paraqet dakordësinë gjermane.
Atyre që kapen pas kushteve gjermane, Rama ju kujton se këto nuk janë as kushtet e para, e as të fundit.
Në mbledhjen e 17-18 tetorit, Këshilli Evropian do të marrë një vendim, nëse do të hapen ose jo bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ABC News Albania 24/7