Negociatat me Greqinë/Bushati i përgjigjet opozitës në seancë dëgjimore

schedule10:14 - 28 Shkurt, 2018

schedule 10:14 - 28 Shkurt, 2018

Një seancë e dytë dëgjimore ishte ajo e ministrit Ditmir Bushati në komisionin e jashtëm parlamentar, të thirrur nga demokratët për t’u informuar lidhur me negociimin për një marrëveshje të re me Greqinë për kufirin detar.

Ditmir Bushati: “E para po ju them, nuk ka një marrëveshje. Presidentit i është bërë kërkesa për autorizim për të filluar punën konkrete. Nuk mund ta tregoj këtu korrespondencën mes meje dhe tij. Për grupin negociator, në asnjë vend të botës nuk ka ekspertë nga opozita, lista vjen në bazë të përfaqësimit institucional”.

Me gjuhë zhvlerësuese, shefi i dikasterit të Integrimit Europian dhe Punëve të Jashtme, iu përgjigj pyetjeve të shtruara nga deputetët e opozitës, duke i grupuar në përgjigjen e tij kaherë edhe me kreun e shtetit, presidentin Ilir Meta.

Për këtë të fundit, ministri pranoi se shteti grek kishte përdorur ligjin e tij të luftës, si kartë negociimi.

Ditmir Bushati: “Kur doni të bëni një kërkesë nuk është konflikt interesi. Na thërrisni t’ju ndihmojmë për të bërë kërkesën siç duhet. Nuk lëshon plotfuqishmëri Presidenti. Edhe ai i shkreti e dinte gamib dhe sot thotë që po, kam autorizimin. Tre gjërave s’kam çfarë t’u bëj, e thashë: egos, paranojës, Saliut. Për të tjerat jam në dispozicion për të gjitha. Unë e vlerësova Presidentin e Republikëspor nuk i kursej komplimentat për Kryeministrin grek, në konferencën për shtyp para një jave. Do të kishte qenë në dinjitetin e Presidentit të Republikës të mos kursente komplimentet edhe për punën e mirë që është bërë deri tani. Po kur të bëjmë marrëveshje për patentat apo Ligjin e Luftës? Apo do vazhdoni me këtë histori”?

Si provë kundër deklaratave të opozitës, Bushati vuri sërisht deklarata, vetëm këto, në gjuhën greke.

Ditmir Bushati: “Fillimisht, pala greke ka deklaruar që nuk ekziston një ligj lufte. Për fat të keq, ende ka politikanë në këtë sallë që thonë nuk ka ligj lufte. E ka konsideruar si joçështje. Më pas ka ardhur duke e njohur si çështje. Ka kërkuar që këtë çështje ta shfuqizojë me metoda dhe instrumente që në gjykimin tonë nuk ishin të plota, sepse nuk provonin efektet ligjore që ne duam nga ky moment. Po kështu pala greke ka pasur edhe një qëndrim rexhit, përsa i përket çështjes së detit”.

Një çertifikatë personeli e lëshuar nga Republika e Shqipërisë për Artur Meçollarin, provoi të amortizonte etiketimin nga opozita si të papërshtatshëm për të qënë pjesë e grupit negociator, kjo bazuar në pushimin e dyshimtë nga puna në vitin 2012 nga Forcat e Armatosura. Dokumenti, i cili nuk mban asnjë vulë të një institucioni jo shqiptar, nuk bindi opozitën e cila në komisionin e sigurisë kërkoi një seancë të veçantë dëgjimore me minsitren Xhaçka për të informuar lidhur me Artur Meçollarin.
Një seancë dëgjimore edhe me presidentin Ilir Meta për marrëveshjen me detin kërkoi demokrati Tritan Shehu, i cili mori konfirmim pozitiv, të konfirmuar për ABC News nga zëdhënësi Tedi Blushi. Paraqitja e kreut të shtetit përballë deputetëve në komision për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre do të krijontë një precedent në vend, kjo pasi asnjë president nuk është paraqitur për t’u përgjigjur përballë një komisioni parlamentar, qoftë ai hetimor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!