Vazhdojne të paraqiten qytetarë që kërkojnë ndihmë mjekësore, kryesisht me probleme ankthi në spitalin e Lezhës.
Shefja e urgjencës së Lezhës Ada Ndreka deklaroi se; “janë paraqitur 15 raste, pak prej tyre me dëmtime të lehta ndërsa të tjerët në gjendje ankthi. Ekipet janë në gatishëmri, janë dërguar dy autoambulanca në Thumanë për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve.
Shërbimi është në gatishmëri për të pritur çdo person të dëmtuar nga tërmeti. Shpresojmë të mos kemi dëmtime”.
Në thumanë janë 4 viktima, dy të moshës 50 dhe 70 vjeç kanë mbërritur në morgun e Lezhës, ndërsa pak minuta më parë u nxorr i gjallë nga rrënojat një banor. /abcnews.al

