Në urgjencë nga problemet e tensionit, Liza nga Oboti e gjen shtëpinë të shkrumbuar: Më ndihmoni për Zotin

schedule16:06 - 8 Shkurt, 2022

schedule 16:06 - 8 Shkurt, 2022

Mbrëmjen e djeshme e moshuara Liza Gocaj nga Oboti pati probleme me tensionin. Bashkëshorti i saj e dërgoi në urgjencën e spitalit të Shkodrës.

Pas disa minutash vëllai i tha në telefon një lajm të keq, banesa e tij po digjej. Pasi mori ndihmën në spital u detyruan të ktheheshin në shtëpinë e vajzës. Sot u kthyen në banesë, por nuk gjetën asgjë.

“U kthyem dhe gjetëm gjithçka shkrumb. Për 5 minuta ndodhi. Dyshojmë tek korrenti se zjarrin nuk e lamë ndezur. Natën shkuam tek vajza në Oblik nuk fjetëm fare.”

Liza thotë se tek vajza nuk kthehet dot pasi ajo jeton në një dhomë. Bën apel për strehim.

“S’ka kush të na ndihmojë, jam sëmurë të më ndihmojnë për Zotin.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!