“Në spital 90% të pavaksinuar”, Çomo rrëfen fjalët e fundit të të riut: Sa keq që s’u vaksinova

schedule10:24 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 10:24 - 23 Dhjetor, 2021

Doktoreshë Najada Çomo u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të shkojnë dhe të vaksinohen, aq më tepër që në Shqipëri sot u zyrtarizua varianti Omicron. Ajo tha se 90% e të shtruarve janë pacientë të pavaksinuar. 30% e 140 pacientëve që janë të shtruar janë të rinj duke filluar nga mosha 19-vjeç.

Lexo edhe: Konfirmohet varianti Omicron në Shqipëri

Për të përshkruar situatën kritike, Çomo rrëfeu fjalët e fundit të një të riu, 30-vjeç që ndërroi jetë pak ditë më parë në Infektiv. “Një djalë 30 vjeçar që ka ndërruar jetë para pak ditëve që disa orë përpara se të ndërronte jetë tha; “Sa keq më vjen që nuk u vaksinova”, dhe besoj që fjala e tij vlen për shumë të rinj, që të vrapojnë për t’u vaksinuar” tha Çomo.

Lexo edhe: Omicron erdhi në Shqipëri, Eugena Tomini: Vetëm vaksina dhe masat u shpëtojnë

Situata është e qëndrueshme, janë 140 pacientë. Ajo që vlen të theksohet është se në spital shtrohen format mbi të mesmen, rreth 70% e të shtruarve në spital i takojnë formave të mesme, të rënda, 20% janë forma kritike dhe natyrisht është edhe një pjesë e caktuar me një përqindje të vogël që në gjuhën mjekësore quhen forma të brishta, që kanë arsye për të qëndruar në spital.

Lexo edhe: Omicron mbërrin në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve merr vendimin për masat shtrënguese

Pjesa  e grupmoshës së prekur e pacientëve të shtruar në spital është nga mosha 19- vjeçare deri në moshën mbi 90 vjeç, por ajo që dua të theksoj është që numri i të rinjve të shtruarve në spital është i rritur dhe 30% e të shtruarve i takojnë 19 deri në moshën 45 vjeç” tha Çomo. Sot u konfirmua zyrtarisht në Shqipëri varianti Omicron./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!