Corriere della Sera: Italianët gjithmonë e më shumë në KEIT për ndërhyrje estetike

schedule15:03 - 21 Gusht, 2024

schedule 15:03 - 21 Gusht, 2024

Një artikull për KEIT nga Corriere della Sera

30 vite më vonë nga eksodi i shqiptarëve, janë italianët ata që zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë jo vetëm për turizëm por edhe për kirurgji estetike. Corriere della Sera i ka kushtuar një artikull KEIT Day Hospital duke e renditur atë si kompani lider në industrinë e ndërhyrjeve estetike.

KEIT është spitali ditor më i madh i kirurgjisë estetike në Shqipëri, me një sipërfaqe prej 2000 metër katrorë, dhe ambiente të cilat ngjasojnë me një anije kozmike, ku kryhen rreth 4000 operacione në vit – thekson e përditshmja italiane në artikullin e saj.

Nuk janë vetëm pacientët italianë ata që zgjedhin KEIT por edhe kirurgët italianë numri i të cilëve arrin 28 nga 30 kirurgë që KEIT disponon shkruan Corriere della Sera.

Ndërsa dikur Turqia ishte një nga destinacionet e preferuara nga italianët, vitet e fundit, lidhur edhe me rritjen e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, KEIT me në krye Dr. Skerdilajd Faria po fiton gjithmonë e më shumë besimin e tyre për shkak të profesionalizmit, cilësisë së lartë të punës dhe tarifave të favorshme.

Mediat italiane flasin për KEIT

Mediat italiane kanë filluar t’i bëjnë jehonë KEIT si një sipërmarrje me standarde europiane që në vitin 2017 kur Enrico Lucci në emisionin e tij në Rai 2 ‘’Nemo – Nessuno Escluso’’do ta quante KEIT si klinika e perfeksionit. Në vitin 2019 në emisionin “La vita in diretta” të Rai 1, Lorella Cuccarini e prezantoi KEIT si lider i kirurgjisë estetike me çmime mjaft ekonomike krahasuar me Italinë. Ndërsa këtë vit Paolo del Debbio në emisionin Dritto e Rovescio në Rete 4 dhe Davide Parenzo në La 7 në emisionin “L’aria che tira” e kanë propozuar si një mundësi e pakrahasueshme për ndërhyrjet estetike ku më të kërkuarat janë rimodelimi i hundës, zmadhimi i gjoksit dhe mbjellja e flokëve.

Jo vetëm Corriere della Sera por edhe gazeta të tjera të rëndësishme si Il Tempo, La Gazzeta del Mezzogiorno, Roma Today, La Gazzeta del Sud etj. kanë shkruar për KEIT duke e bërë atë një model frymëzimi për kompanitë shqiptare por edhe për të rinjtë që të ardhmen e tyre e shohin jashtë Shqipërisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!