“Ne shkojmë më mirë me shqiptarët, se ju me njëri-tjetrin”, banorët e Prespës “bombardojnë” me batuta Linda Karadakun

schedule18:32 - 17 Qershor, 2022

schedule 18:32 - 17 Qershor, 2022

Emisioni “Ballkan” në Abc i Linda Karadakut, këtë të premte ka sjellë në rubrikën “Reportazh”, liqenin e Prespës dhe banorët e Pustecit, të cilët jetojnë mes 3 kufijve.

Në këtë zonë jeton minoriteti maqedonas.

Edhe pse njerëz me shumë halle, të braktisur nga shteti, sërish nuk ta nuk mungon zemërgjerësia, shpresa për jetën por edhe batuta, që do ju bëjnë të qeshni gjatë gjithë kohës.

Karadaku: Çfarë problemesh keni?

Banori: Mua më është prishur makina, do vish të ma rregullosh ti.

Por këta banorë të thjeshtë e zemërgjerë gjithashtu tregojnë se kanë një komunikim shumë të mirë edhe me qytetarët shqiptarë.

Karadaku: Po me shqiptarët si ia kaloni, keni probleme?

Banori: Jo fare, përkundrazi ne shkojmë më mirë me shqiptarët se ju me njëri-tjetrin.

Karadaku: Si shkoni më mirë, pse çfarë bëjmë ne?

Banori: Po ja kur ne na gjuan të kthejmë dhe faqen tjetër, kur se ju sa matesh tu godasësh të keni goditur.

/Abcnews.al/