“Në shenjestrën e Enos”, kampioni 18 vjeçar: Talentin tim e zbuloi gjyshi

schedule14:59 - 14 Nëntor, 2020

schedule 14:59 - 14 Nëntor, 2020

Kur themi gjuajtje me hark, imazhi i parë që na vjen ndër mend është ai i figurës së folklorit anglez, Robin Hoodit, kalorësit veshur në jeshile që grabiste të pasurit për tua dhënë të varfërve.

Emisioni Nuk është Karantinë, me gazetarin Eni Shehu këtë të shtunë sjell historinë e 18 vjeçari, kampion i Shqipërisë në sportin e harkut.

Eno në fjalën e tij thekson se ai që i ka zbuluar talentin për këtë sport ka qenë gjyshi i tij.

“Jam kampin i moshave 18 vjeçare për sportin e harkut. Talenti është një aftësi e veçantë që çdo person lind me të por është e rëndësishme që të zbulohet. Talentin tim e ka zbuluar gjyshi im pasi ai ishte i apasionuar pas gjuajtjes dhe pasi ka folur me prindërit e mi vendosën që të gjejnë një sport të përshtatshëm. Sporti i harkut arrihet duke punuar. Nuk mund të jesh kampion po nuk pate talent por dhe me shumë punë mund të arrish shumë rezultate të mundshme”, është shprehur ai

Ndërkohë kujtojmë se në Shqipëri shfaqja e një sporti të tillë është shumë vonë, për herë të parë ai është aplikuar në vitin 2008, por vetëm në 2015 ka filluar që të ketë shumë vëmendje. /abcnews.al